Rreth Nesh
EMSA SH.P.K
E themeluar në vitin 2015, kompania jonë fillimisht u fokusua në ofrimin e shërbimeve dhe realizimin e punimeve në sektorin e ndërtimit.
Pas dy viteve të suksesshme, në vitin 2017 zgjeruam veprimtarinë tonë duke hapur një market të materialeve ndërtimore, depo për shitje me shumicë dhe pakicë.
Suksesi ynë vazhdoi në fillim të vitit 2023 me hapjen e fabrikës sonë të dedikuar për prodhimin e shiritave ngjitës, duke lançuar brendin tonë: Double Head Eagle. Duke ofruar produkte cilësore dhe shërbime profesionale për klientët tanë, kompania jonë është pozicionuar si lider në vendin tonë. Gjithashtu, shërbimet dhe produktet tona janë shumë të kërkuara edhe në tregun ndërkombëtar.
Kompania jonë respekton të gjitha standardet e kërkuara sipas rregulloreve të BE-së. Jemi të certifikuar dhe të pajisur me standardet e nevojshme ISO, si dhe posedojmë certifikatën CE.
Faleminderit që jeni pjesë e rrugëtimit tonë!